Ambasadori ukrainas kërkon nga Vuçiqi ta dënojë sulmin e Rusisë, thotë se e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë

Ai këtë kërkesë e bëri në mediumin serb H1 mëngjesin e së martës, raporton Danas, përcjell Rahoveci INFO.

Aleksandroviq iu është shprehur Vuçiqit, meqë ky i fundit tha se Serbia mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Kjo është e mrekullueshme, sepse Ukraina respekton sovranitetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën. Por është e rëndësishme që të hidhet hapi i dytë, sepse sjellja e djeshme e Putinit është drejtpërdrejt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ai.

Ai iu referua deklaratës së mbrëmshme të Vuçiqit, i cili tha se këto ngjarje po shkatërrojnë të gjithë arkitekturën politike dhe të sigurisë në botë.

“Jam dakord me këtë. Por Federata Ruse është i vetmi vend që po e shkatërron atë arkitekturë sigurie”, përfundoi ai. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!