Avokati i Thaçit: Prokuroria u vendosi masa mbrojtëse edhe gjeneralëve britanikë

Aty po mbahet seancë dëgjimore në lidhje me intervistimin e dëshmitarëve, shkruan Rahoveci INFO.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se mbrojtjes duhet t’i lejohet qasje pa kufizime tek intervistimi i dëshmitarve, pasi që në situatën aktuale dhe me masat mbrojtëse të propozuara nga Prokuroria, nuk ka baraza të palëve.

“Nuk ka barazi të palëve. Flasim për një gjykatë që është e Kosovës dhe dispozitat që duhet të ndiqen. Kjo është shumë e qartë në kuadrin e kësaj gjykate. Procesi gjyqësor kërkon që mbrojtja të përfshihet në të gjithë gamën e shërbimeve. Pra mbrojtja duhet të sigurojë pa kufizime mbrojtjen e një personi, mbrojtjen e provave, përgatitjen për marrjen në pyetje. Gjykata Evropiane për të Drejtat e njeriut thotë se marrja në pyetje duhet bërë pa kufizime, ndërkaq që ndryshe vepron Prokuroria e Specializuar”, tha Keohe.

Ai tha se 157 dëshmitarë të ZPS-së kanë masa mbrojtëse.

“Dëshmitarët në listën e dëshmitarëve nuk janë dëshmitarë në listën e ZPS-së. Pikë. Janë dëshmitarë, që duhen marrë në pyetje nga të gjitha palët. Kjo është një shtesë paligjshmërie. Kemi 326 dëshmitarë, pothuajse 50% kanë masa mbrojtëse. Pra 157 dëshmitarë nga 326 kanë masa të tilla”, tha ai.

Tutje, ai tha se absurditeti qëndron se ZPS ka kërkuar masa mbrojtëse edhe për zyrtarë qeveritarë, ndërkombëtarë, si dhe oficerë ushtarakë.

“Kemi këto masa mbrojtëse tani që flasim dhe ZPS duhet ta zgjerojë fushën e veprimit të tyre dhe të vendos kufizime për protokollin për zyrtarë qeveritarë, ndërkombëtarë, oficerë ushtarakë, oficerë e gjeneralë që kanë dalë në pension. Janë nën masat mbrojtëse të ZPS-së. Kam lexuar dëshminë e një dëshmitari që përfaqësohej nga një avokat i zoti në Britani. Pra, nga të gjithë këto persona ZPS po do të përjashtojë mbrojtjen që të bëj intervistimin e tyre. ZPS thotë se kërkon që të shmang ritraumatizimin e viktimave. A po e thotë me seriozitet ZPS se gjeneralëve duhet t’ua mbrojë anën psikologjike? Sigurisht që jo”, tha Keohe. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!