Haziri: S’guxojmë ta rrezikojmë dialogun me këtë mbështetje amerikane

Haziri me anë të një postimi të gjatë në Facebook ka thënë se nëse nuk ka përkushtim serioz ndaj procesit të dialogut, ekziston rreziku i krizave rajonale që mund të kenë impakt në ngadalësimin e këtij procesi, shkruan Rahoveci INFO.

“Jemi në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe rreziku më i madh është që mos përfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut, sepse frika më e madhe është nga krizat rajonale dhe ato mund të kenë impakt shumë të madh në ngadalësim dhe ngulfatje të këtij procesi, i cili për ne është jetik, për shkak se integrimet euro-atlantike janë drejtim i vetëm për të cilin Kosova e sheh mundësinë politike që ta përfundojë shtet-ndërtimin për të qenë i barabartë me shtete tjera sovrane”, ka shkruar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për procesin e dialogut, mirëpo që të njëjtën siç shprehet ai “nuk mund ta ketë pa fund”.

Sipas tij, letra e presidentit amerikan, Joe Biden duhet të merret seriozisht dhe kërkesat e amerikanëve duhet të merren për bazë.

“Kjo kohë e pritjes për zgjedhjet në Serbi duhet të shfrytëzohet me aktivizimin e dialogut të brendshëm, të partive parlamentare dhe jashtë parlamentare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në mënyrë që të përgatitemi sa më mire”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Biden:

Kjo Qeveri e ka filluar me hezitime qasjen ndaj dialogut me Serbinë. Faktikisht, as nuk po shkakton dialog, as nuk po ndërton ekipe apo mekanizma mbështetës e as nuk po kërkon që dialogu ta ketë formatin e një procesi i cili duhet të përmbyllet në një afat kohor.

Jemi në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe rreziku më i madh është që mos përfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut, sepse frika më e madhe është nga krizat rajonale dhe ato mund të kenë impakt shumë të madh në ngadalësim dhe ngulfatje të këtij procesi, i cili për ne është jetik, për shkak se integrimet euro-atlantike janë drejtim i vetëm për të cilin Kosova e sheh mundësinë politike që ta përfundojë shtet-ndërtimin për të qenë i barabartë me shtete tjera sovrane.

Kjo shumicë parlamentare e ka mbështetjen e opozitës sa i përket çështjes së dialogut, por kjo mbështetje nuk është pafund. Nuk mund të themi që e mbështesim hezitimin e mos besimin e tyre. Ne e mbështesim lidershipin e Qeverisë që të jetë këmbëngulëse, e qëndrueshme, kreative dhe të mos e kushtëzojë procesin e dialogut me çështje të cilat janë sekondare.

Letra e Presidentit Biden, e konfirmuar nga Sekretari amerikan i shtetit, në Prishtinë duhet të merret seriozisht dhe pala jonë duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e tyre, sikur që Serbia tashmë e di se marrëveshja përfundimtare është me njohje reciproke.

Por, krizat regjionale që janë prodhuar tash e që janë ndikim indirekt në Ballkanin Perëndimor mund ta rrezikojnë procesin seriozisht. Ne nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikohet procesi me këtë mbështetje amerikane dhe me ndërmjetësimin e BE-së që e kemi. Qeveria duhet të tregojë lidership dhe seriozitet, në mënyrë që të zbatojë obligimet që i ka, ta merr përsipër dialogun dhe agjendën, të shtyjë përpara këtë proces dhe, natyrisht, një konsensus sa më gjithëpërfshirës.

Kjo kohë e pritjes për zgjedhjet në Serbi duhet të shfrytëzohet me aktivizimin e dialogut të brendshëm, të partive parlamentare dhe jashtë parlamentare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!