Këto janë detajet e Qeverisë për vendimet drejt personave me nevoja të veçanta

Ajo ka pyetur për detajet e Qeverisë së Kosovës dhe vendimet për personat me nevoja të veçanta.

“A mund të na njoftoni më shumë detaje të qeverisë për personat me nevoja të veçanta”, ka pyetur ajo.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se Qeveria është e angazhuar që të drejtat e njeriut të vendosë në qendër të vlerave të bazuara në njërën anë të demokracisë së sundimit ligjit dhe në anën tjetër të mos diskriminimit.

“Kalendari i aktiviteteve i ka shtatë komponentë. Secila prej tyre përmban aktivitete e veprime konkrete që do të zbatohen nga institucionet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat që merren me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se një ndër hapat e parë “është vendimi që obligon organet e administratës shtetërore që në vitin 2022 të plotësojnë kuotën për pronësimin e personave me aftësi të kufizuar në pajtim me ligjin”.

“E dyta ministria e financave dhe transferove po punon në projektligjin për vlerësimin e njohjes së statusit për fitime. E treta është inicimi i procesit për krijimin sintezës vokale në gjuhën shqipe. Dhe hapi tjetër është krijimi i grupit punues në mes policisë së Kosovës dhe shoqatës së të shurdhëve në Kosovë”, shtoi ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!