Liga e Kampionëve rikthehet me dy takime tejet atraktive

Do të rikthehet sonte, Liga e Kampionëve për të zhvilluar edhe dy takime të fazës së eliminimit direkt apo në 1/8 e finales

Gara më e madhe për klube në Evropë u rikthye në javën e kaluar, duke sjellur disa përballje interesante, ndërsa sot do të zhvillohen dy të tjera.

Chelsea është kampion në fuqi dhe këtë nivel të garimit e nis me takimin ndaj Lilles së Edon Zhegrovës nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Reprezentuesi i Kosovës është përfshirë në listë, por mbetet të shihet nëse do të luajë kundër kampionëve të Evropës.

Një takim edhe më interesant është ai në mes të Villarealit dhe Juventusit, me Zonjën e Vjetër që do të ketë punë me kampionin e Ligës së Evropës.

Biankonerët nuk do ta kenë aspak të lehtë në takimin që fillon në ora 21:00, por do të shpresojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në Spanjë.  /Rahoveci info/

Lajmet Liga e Kampionëve rikthehet me dy takime tejet atraktive >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!