Mbi 60 viktima nga një shpërthim në një minierë ari

Të paktën 60 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një minierë ari të jashtëligjshme në jugperëndim të Burkina Fasos.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

Sipas dëshmive dhe pamjeve filmike në mediat lokale, shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar banesat, si dhe ka rrëzuar pemët që ndodheshin mbi tavanin e galerisë së arit.

Burkina Faso ka disa miniera të mëdha ari që drejtohen nga kompani ndërkombëtare, por dhe galeri më të vogla të cilat operojnë pa kontroll, në të cilat aksidentet me vdekje, janë të shumta.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!