Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes në çështjet civile mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Numri i deputetëve të pranishëm në sallë ishte 80.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes dy qeverive.

“Qëllimi është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën juridike në mes dy vendeve dhe lehtësimi i procedurës ligjore në këtë fushë. Përmes kësaj, marrëveshja i garanton palës tjetër mbrojtje të njëjtë juridike.”, ka thënë ajo.

Përveç pozitës, edhe opozita ishte pro miratimit të kësaj marrëveshje.

“PDK e ka mbështetur këtë projektligj. E kemi dhënë mbështetjen edhe në komision dhe vota jonë sot do të jetë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“LDK e ka shqyrtuar këtë marrëveshje, dhe me këtë projektligj avancohet bashkëpunimi i ndërsjellë, atëherë Grupi parlamentar i LDK e përkrahë këtë projektligj”, ka thënë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Edhe ne si grup parlamentar e mbështesim këtë marrëveshje ndërshtetërore”, ka thënë Besnik Tahiri nga AAK./Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!