Njohja e separatistëve nga Moska, NATO e dënon ashpër, në Donjetsk plasin fishekzjarrët

Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, që firmosi dekretin me të cilin njeh republikat separatiste ukrainase të Donjetskut dhe Luhanskut, reagim i fortë vjen edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg dënon aktin që sipas tij ”minon tentativat e zgjidhjes së konfliktit dhe shkon ndesh marrëveshjes së Minskut. NATO mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës”, shkruan Stoltenberg duke shtuar se është e domosdoshme që Moska të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë diplomacinë.

Festa e separatisteve në Donjetsk

Ndërkohë, në Donjetsk, videot në rrjetet sociale tregojnë festën dhe fishekzjarrët e popullsisë pro ruse. “Nuk e besoj ende, nuk kam fjalë”, thotë njëri prej tyre, duke treguar festimet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!