Për Kurtin dikur kosovarët s’kishin bukë, tani “shpenzojnë s’e kanë”

Mes tjerash, ai fliste për ditën e gjatë pa bukë e ujë, deri në mbrëmje, të cilën duhet ta përballojnë ata që e kryejnë njërin prej pesë kushteve bazike të islamit.

E akshamin, pa bukë, sipas tij, e presin shumë kosovarë.

“Kur perëndon dita, mbrëmja është ajo që e shuan urinë dhe e fashit etjen. Por, jo të gjithë kanë mbrëmje. Shumë nga populli ynë po kanë vetëm ditë të gjata pa bukë. Mbremja për ta do të vijë kur të perëndjnë zullumi e zhvatja. Atëherë do të vijë edhe buka”.

Gati tre vjet pas këtij shkrimi, Kurti është shef qeverie. Këtë pozitë e mori me premtimet se zullumin e zhvatjen do t’i zhdukë.

Në rrethana të reja ai po thotë se njerëzit po shpenzojnë më shumë sepse kanë.

Një kësi deklarimit interesant, ai e bëri në Kuvend.

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Rritja e konsumit, rritja e shpenzimeve nuk do të ishte i mundur nëse do të rriteshin përgjithësisht varfëria, skamja. Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë. Pra, nuk është e mundshme të shpenzosh nëse nuk ke të shpenzosh. Është kundërthënie logjike.

Sipas tij, ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë.

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë që do të vazhdojnë të kenë. Përndryshe nuk shpenzojnë.

Kurti bëri këto deklarata teksa foli për rritjen e të hyrave në doganë e administratë tatimore.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!