Rritet çmimi i naftës dhe i gazit nga kriza Rusi-Ukrainë, paralajmërohet përkeqësim

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur nga frika që kriza mes Ukrainës dhe Rusisë do të trazojë furnizimet përreth botës.

Çmimi i naftës bruto “Brent”, një markë ndërkombëtare, arriti nivelin më të lartë në 7 vitet e fundit. Gjatë të martës një fuçi u tregtua me 99,38 dollarë. Çmimi i gazit natyror fluturoi në bursën e Amsterdamit me një rritje prej mbi 13 përqind.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se kjo situatë në bursa do të përkeqësohet dhe më tej për shkak të sanksioneve që pritet t’i vendosen Rusisë nga vendet e Perëndimit.

Konkretisht, të gjitha tregjet e mëdha janë hapur me humbje. Bursa ruse u hap me një rënie të fortë prej 8 pikësh, ndërsa situatë e njëjtë u raportua edhe në bursat europiane dukshëm të prekura nga përshkallëzimi i krizës mes Moskës dhe Kievit. Sakaq, bursa amerikane është përgatitur për humbje të konsiderueshme.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!