Bislimi takohet me Lajçak, diskutohet për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës

Siç bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrisë, Bislimi në takim me Lajçakun diskutoi edhe për çështjen e marrëveshjes së energjisë elektrike, pa dhënë ndonjë detaj shtesë, shkruan Rahoveci INFO.

“U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në njoftim.

“Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, bëhet e ditur më tej.

Po ashtu, siç njofton më tej Zyra e Kryeministrit, u diskutua edhe çështja e targave të veturave. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!