Deputetët miratojnë projektligjin për regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se tani Projektligji i shkon Komisioneve përkatëse, të cilët do ta sjellin sërish në Kuvend me rekomandimet e tyre.
Duke arsyetuar Projektligjin, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të bëhet gjatë vitit 2022.
Kosto financiare e këtij projektligji u tha se është 10 milionë euro.
“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, ka thënë ministri i Financave.