“Edhe ata janë mësuar me të”, Selimi flet për pretendimet e Vuçiqit se rusët mund ta vrasin

Selimi, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke cituar burimin me të cilin ka biseduar, thotë se “Edhe rusët janë mësuar me të”, shkruan Rahoveci INFO.

“Disa më kanë pyetur nëse një pretendim i këtillë është i vërtetë. Ju them se po. Kontakti im ka thënë: “Ne e shohim si të çuditshme këtë deklaratë. Kërcënimet mund të ekzistojnë, por bëhet fjalë për Vuçiqin. Vitin e kaluar ai na thoshte se ministri i tij po komploton me mafian për ta vrarë atë. Ne jemi mësuar me këtë. Edhe rusët janë mësuar me këtë””, thuhet në postimin e tij.

Ish zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Selimi ditë më parë në ‘Twitter’ ku ka zbuluar një bisedë private të Vuçiq me BE dhe SHBA.

“Unë nuk kam kontroll në mediat. Rusët janë infiltruar në mediat e mia, ata po ashtu kanë kontroll në shërbimin sekret”, citon Selimi – Vuçiqin.

“Ata tashmë kanë vrarë Gjingjiqin, unë po bëj më të mirën, por mos më bëni presion mbi Kosovën. Jam në rrezik për jetë”, thuhet të ketë thënë i pari i Serbisë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!