Edona Llalloshi shfaqet e lumtur pranë familjes

Sot këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi feston ditëlindjen e 6-të të djalit, për të cilin ajo në mëngjes ka bërë një dedikim të veçantë.
Për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar edhe organizimi i një feste. Edona nga kjo festë në Instagram ka publikuar disa pamje ku shfaqet e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve.
“Për qejfin e Nur-it”, ka shkruar Edona poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.
Edona Llalloshi ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Doa-n dhe Nur-in./21Media
Lajmet Edona Llalloshi shfaqet e lumtur pranë familjes >> .