I kritikuar nga e gjithë bota, vjen mbështetja e parë për aktet e Putin

Presidenti Nicolas Maduro i tha kabinetit të tij qeveritar gjatë mbledhjes së fundit, se Venezuela është me Putinin, pas vendimit të Moskës për të njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

“Venezuela është me Putinin, është me Rusinë, është me kauzat e guximshme dhe të drejta të botës. Ne do ta ndjekim këtë. Paqja për Rusinë është paqe për botën dhe ne do ta mbrojmë botën. Ne refuzojmë të gjitha planet të rrethojnë Rusinë ushtarakisht dhe strategjikisht”, tha Maduro.

Më tej, lideri i Venezuelës pasi u shpreh se është për një zgjidhje me dialog të konfliktit, akuzoi Ukrainën se shkeli në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Minskut me aktet e saj.

“Shprehim mbështetjen tonë për të gjitha nismat për dialog, për të kërkuar zgjidhje diplomatike. Marrëveshja e Minskut është hedhur mënjanë nga elita neofashiste që qeveris Ukrainën e cila është në linjë pa kushte me elitat e Shteteve të Bashkuara dhe Europës”, shtoi presidenti Maduro.

Vendet perëndimore vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë pasi presidenti rus Vladimir Putin njohu rajonet e shkëputura dhe urdhëroi trupat ruse në Ukrainën lindore për të ruajtur paqen.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!