“Marrëveshje për disa dokumente”, për çfarë janë dakorduar Kosova dhe Serbia në Bruksel?

Pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, Lajçak ka treguar se dje ka pasur 11 orë negociata, shkruan Rahoveci INFO.
Ai gjithashtu ka potencuar se hapi i fundit është më i vështiri.
“Pas 11 orësh negociata intensive dje, ne jemi afër të arrijmë një marrëveshje në disa dokumente. Por gjithashtu, hapi i fundit është më i vështiri. Puna po vazhdon”, tha Lajçak.
After 11 hours of intense negotiations yesterday, we are close to reaching an agreement on some documents. But as so often, the last step is the most difficult one. The work continues.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 23, 2022
Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. /Rahoveci INFO/