Nuk miratohet Projektligji për vetëqeverisje lokale

Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi do të bëhet funksionimi më i mirë i vetëqeverisjes lokale, përcjell Rahoveci INFO

Krasniqi tha  se “Ligji për vetëqeverisjen lokale është ligj me interes vital. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij dhe faktit se janë bërë 10 vjet nga legjislacioni për vetëqeverisjen lokale, kemi paraparë që është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ato nuk prekin sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit jo shumicë, por vetëm çështjet për funksionimin më të mirë të këtij niveli të qeverisjes”.

Këtë projektligj e ka përkrahur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit Agim Veliu.

Në anën tjetër, PDK-ja është shpreh e rezervuar rreth këtij projektligji, ku ka reaguar deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Tahiri tha se “Sot ky Projektligj duhet të tërhiqet dhe të shtrohet në diskutim me asociacionin e komunave. Pra unë sa arrijë të kuptoj, si mund të votojmë ne sot pavarësisht se e ka leximin e dytë kur e ki kryetarët dhe asociacionin e komunave kundër”.

Më të përfunduar diskutimi i kësaj pike, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkuan në pauzë deri në orën 15:30. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!