Opozita nuk pranojnë të dalin në protesta për shtrenjtim të energjisë, thonë se do ndjekin rrugët ligjore

Ndërsa mbajtjen e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë, PDK e LDK e konsiderojnë si të drejtë, ndonëse asnjëra nuk e kanë konfirmuar nëse do të jenë pjesëmarrës në to.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë për Ekonomia Online, se kjo është kauzë qytetare dhe se kjo parti nuk ka dashur ta politizojë këtë çështje.

“Kjo është kauzë qytetare. LDK-ja nuk ka dashur të politizojë një çështje të tillë. Kjo është çështje që ka prekur të gjithë qytetarët e vendit. Protestat të cilat organizohen nga kushdo qoftë shoqëria civile apo partitë e tjera politike do të ketë qytetarë të cilët janë simpatizues dhe votues tonë që sa vite të cilët dalin dhe kundërshtojnë këtë vendim. LDK-ja nuk do të merret me organizimin e protestave. Jemi parti që jemi në parlament dhe rruga jonë është institucionale”, tha ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi se Qeveria duhet të jetë më prokative në masa të ndryshme ekonomike të cilat duhet t’i formulojë dhe të ketë dialog social e diskutim të hapur me komunitetin e biznesit.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se mënyra e protestës së PDK-së do të jetë institucionale dhe ligjore.

“PDK dhe i tërë elektorati jonë kemi qenë dhe jemi të qartë që këto janë veprime të dëmshme dhe mënyra e protestës sonë do të jetë institucionale dhe transparente  e ligjore që ky proces të zbardhet”, tha Shala.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!