Adisi me dedikimin e ëmbël për Fifin: E kam një që s’e ka kush

Romanca e artistes Filloreta Raçi – Fifi me Adis Patushin ka qenë kryefjalë e mediave rozë.
Fifi i ka mbajtur ndjekësit të informuar me fotografi me Adisin e dedikime të shumta për të, njësoj siç ka bërë ky i fundit.
“E kam njo’ që se ka kush”, ka shkruar Adisi në fotografitë e fundit bashkë me Fifin.
Çifti zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë në pak kohë pasi Fifi u eliminiua nga BBV, format pjesë e të cilit ishte për shumë javë.
Qëndrimi i saj në shtëpi u komentua shumë! Por, duket se gjërat jashtë rrodhën më shpejtë pozitivisht për këngëtaren.
Edhe me rrugëtimin artistik po qëndron mirë. Së fundmi, ka publikuar projektin “Hana” në bashkëpunim me Dj Pm&Dagz.
Kjo këngë u rëndit e 27-ta në ranglisten e këngëve më të dëgjuara në botë. Pa dyshim ky është një sukses i radhës i treshes./21Media
Lajmet Adisi me dedikimin e ëmbël për Fifin: E kam një që s’e ka kush >> .