Barcelona shkon çerekfinalen, demolon Napolin

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Napoli për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Blaugranasit dominuan qysh nga minuta e parë dhe triumfuan me rezultat të thellë 2:4 (3:5 i përgjithshmi).

Jordi Alba hapi serinë e golave duke shënuar pas vetëm tetë minutave pas një kundëraksioni të shpejtë, ku u asistua nga Adama Traore.

Vetëm pesë minuta më vonë, Frenkie de Jong realizoi një eurogol nga distanca për t’i dhënë qetësinë mysafirëve (13′).

Napoli u kundërpërgjigj përmes Lorenzo Insigne që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi Osimhen që u faullua nga Ter Stegen (23′).

Por, Barcelona nuk bërë ndonjë gabim dhe ktheu epërsinë e dyfishtë në fundin e pjesës së parë përmes Gerard Pique (45′).

Fitoren e Barcelonës e vulosi Pierre-Emerick Aubameyang me një gol të bukur pas asistimit të Traore (59′).

E tëra që bëri Napoli ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit e shënoi Politano (87′).

Kësisoj, Barcelona kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Evropës, ku së shpejti do mësojë edhe kundërshtarin./Rahoveci info/

Lajmet Barcelona shkon çerekfinalen, demolon Napolin >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!