Blinken: Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se të gjitha provat sugjerojnë se Rusia synon të rrethojë Kievin.

“Besojmë se Moska ka zhvilluar plane për të shkaktuar abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut, dhe potencialisht gjëra më të këqija për popullin ukrainas”,ka thënë Blinken.

Diplomati i lartë amerikan nuk shtjelloi se çfarë veprimi “potencialisht më të keq” mund të shkaktojë Moska ndaj popullit të Ukrainës në komentet e tij, në një takim të posaçëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Veprimet e Rusisë janë një fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për mirësjelljen njerëzore”.

“Për muaj të tërë, Rusia është përfshirë në pretendimin e diplomacisë, ndërsa këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën. Kremlini gjatë gjithë kohës ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Blinken.

Lajmet Blinken: Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!