Draghi: Do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e Ukrainës

Perëndimi do të bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e Ukrainës mbi tokat e saj, tha Kryeministri italian, Mario Draghi, teksa premtoi sanksione të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e vendit fqinj.

Në një dalje për mediat, Draghi tha se ishte e pamundur që të zhvillohej një dialog kuptimplotë me Moskën, në këto momente, dhe kërkoi që Rusia të tërheqë forcat e saj në kufijtë e përcaktuar ndërkombëtarisht.

“Ne kemi aleatët tanë në krah, bashkë do të bëjmë gjithçka duhet për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës, sigurinë e Europës dhe integritetin e kufijve ndërkombëtare, bazuar në rregullat dhe vlerat të cilat ndajmë bashkë”, tha ai.

Draghi ofroi mbështetje të pakushtëzuar të Italisë për Ukrainën dhe tha se ambasada italiane në Kiev, do të mbetej e hapur.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!