Gjeti kuletën me mbi 4 mijë euro, qytetari nga Rahoveci e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Pataqan, komuna e Rahovecit, me inicialet E.I., ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale. 

Sipas njoftimit të policisë thuhet se qytetari menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

“Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!