Java e 21-të në BKT Superligën e Kosovës mbyllet me dy takime

Në orar për ditën e sotme, janë edhe dy takimet e fundit të vlefshme për javën e 21-të, në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të mërkurës, u zhvilluan tre takime të xhiros së 21-të, ku rezultatet ishin të pritura.

Ballkani mposhti 3-0 Ulpianën, Drita fitoi 2-1 në udhëtim te Malisheva, ndërsa Llapi përfundoi 4-2 me Feronikelin.

Pas këtyre tre takimeve, sot është radha e dy takimeve tjera, ku të dyja janë interesante dhe zhvillohet nga ora 13:00.

Në përballjen e parë, Drenica e pret Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Takimi tjetër zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku klubi me emrin e qytetit pret Dukagjinin./Rahoveci info/

 

Lajmet Java e 21-të në BKT Superligën e Kosovës mbyllet me dy takime >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!