Kurti pas veprimeve të Putinit: I bëjmë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, kryeminisatri Kurti ka thënë se i mbështesin plotësisht dënimin e agresionit të Rusisë nga aleancat ndërkombëtare, shkruan Rahoveci INFO.

“Pushtimi rus i Ukrainës është thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO dhe #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe u bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin WB6 [Ballkanin Perëndimor]”, thuhet në postimin e tij.

“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, thotë më tej Kurti.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas sulmeve ndaj Ukrainës. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!