Sulmi mbi Ukrainën, Xhaçka: U minuan themelet e rendit ndërkombëtar

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dënoi sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ky sulm i paprovokuar i Rusisë minon themelet e rendit ndërkombëtar.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.  Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së”, shkruan ministrja.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!