Zgjedhjet në Serbi, Kosova lejon votimin me postë dhe në zyrën ndërlidhëse

Serbët e Kosovës do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet serbe që mbahen më 3 prill. Duke reaguar ndaj presionit ndërkombëtar, qeveria e kryeministrit Albin Kurti, njofton se institucionet e vendit janë në një linjë, sa i përket mënyrës së pjesëmarrjes.

 “Edhe rezoluta e Kuvendit por edhe qëndrimet e qeverisë janë në linjë të njëjtë, por po ashtu këtë qëndrim e ka edhe presidentja e vendit, qytetarët të cilët kanë dy shtetësi natyrisht që ne duhet t’u ofrojmë zgjidhje mirëpo atë zgjidhje e kemi dhënë që në zyrën ndërlidhëse pra këtu në Kosovë apo me postë”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet kushtetuta e Kosovës lidhur me këtë çështje. Ndërsa pohoi se Serbisë nuk i interesojnë të drejtat e qytetarëve por se e gjithë kjo zhurmë bëhet për pretendimet e saj territoriale.

“Të gjithë jemi në dijeni që Serbia ka pretendimet e saj për të mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë, jo sepse kërkon që një e drejtë e qytetarëve të tyre të adresohet mirëpo sepse ajo ka pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Pra Serbisë nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve mirëpo përmes atij veprimi ajo do të jetë në linjë me kushtetutën e saj”, shtoi Haxhiu.

Ndërkohë, Kosova ndoqi të njëjtën qasje edhe me referendumin e Serbisë, duke lejuar vetëm votimin me postë dhe në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!