Edhe Kosova vendos sanksione ndaj Rusisë

Vendimi është marrë sot në Mbledhjen e Qeverisë, shkruan Rahoveci INFO.

“Reagimi jonë duhet të lexohet si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik. Qeveria është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar me BE, NATO dhe SHBA për të kundërshtuar luftën e Rusisë por edhe për t’u përballur me ndikimin në rajonin tonë. Qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë”, tha kryeministri Kurti.

“Qeveria vendos sanksione në përputhje me ato të SHBA-së”,tha tutje Kurti.

Këto janë pikat kryesore të sanksioneve:

Agresioni është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë demokracisë.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare.

Ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare.

Sanksione ndaj Elitave dhe akterëve politik rusë.

Individët do t’i nënshtrohen edhe ndalimit të udhëtimit. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!