Kryeministrja e Zelandës së Re shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se po shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi.

“Dëbimi qëndron në grupin e opsioneve që e ka çdo vend”, tha Ardern gjatë një konference për media.

Megjithatë, ajo tha se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të enjten, Zelanda e Re vendosi ndalim udhëtimi për zyrtarët e qeverisë ruse të lidhur me pushtimin, pezulloi konsultimet dypalëshe të ministrisë së jashtme me Rusinë dhe ndaloi eksportin e mallrave për forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse.

Tutje, Ardern bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe tërheqjen e përhershme të forcave ruse për të shmangur “një humbje katastrofike dhe të pakuptimtë të jetërave të pafajshme”.

Lajmet Kryeministrja e Zelandës së Re shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!