Kurti dhe Gërvalla i njoftojnë ambasadorët me sanksionet që ia vendosi Kosova Rusisë

Në këtë takim të jashtëzakonshëm u diskutua për agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse. Diplomatët kosovarë, me detyrë në vende të ndryshme të botës, u njoftuan nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve nga Rusia, Bjellorusia dhe dy rajonet e Ukrainës që shpallën ilegalisht “pavarësinë.”

Sipas një komunikate, me këtë veprim Republika e Kosovës u rreshtua përkrah vendeve demokratike, në këtë betejë botërore kundër diktaturës e autokracisë, u theksua në takim.

“Ambasadorët tanë bënë të ditura pozicionet dhe zhvillimet e fundit të vendeve pritëse dhe vendeve të tjera që i mbulojnë. Ata po ashtu njoftuan kryeministrin dhe zëvendëskryeministren lidhur me angazhimin e tyre intensiv në përcjelljen e informacionit tek vendet që mbulojnë për pozicionin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!