​Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak: Ka përparime nga dyja palët

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter se ekspertët e Kosovës dh Serbisë kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur.

“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i Grupeve Punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!