Ballkani fiton dhe shkëputet në krye, feston edhe Llapi

Ballkani e ka regjistruar një fitore të madhe sot.
Therandasit e kanë fituar derbin e xhiros së 22-të të BKT Superligës së futbollit duke e mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat 1:0.
Golin e fitores për ekipin Portokalli, e realizoi Solomon në pjesën e dytë.
Kjo fitore ia mundëson ekipit nga Suhareka që të shkëputet i vetëm në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Gjilani, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, sot festoi edhe Llapi, i cili e mundi pa problem Malishevën me rezultat të pastër, 3:0.

Valmir Veliu ka qenë hero i vendësve pasi i realizoi dy gola në pjesën e parë.
Kurse, vulë këtij takimi i dha Arbnor Ramadani, i cili shënoi në pjesën e dytë.
Llapi me këtë fitore mbetet ende në hap me kreun e tabelës. /Rahoveci info/
Lajmet Ballkani fiton dhe shkëputet në krye, feston edhe Llapi >> Rahoveci info.