Osmani për vizitë në Turqi me ftesë të Erdoganit, shfaqet në kompaninë që prodhon dronë

Në Stamboll, presidentja kosovare ka qëndruar për një vizitë në kompaninë turke “Baykar”, e cila njihet si kompani e specializuar për prodhimin e dronëve të quajtur “UAVs” apo të quajtur si “Mjete të paemëruara ajrore”.
Njoftimin për vizitën e ka bërë vetë faqja e “Baykar” në facebook.
Lidhur me vizitën ka lëshuar komunikatë edhe presidenca, duke treguar se Osmani po qëndron për vizitë atje me ftesën e presidentit turk, Erdogan.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.