Qumili feston sot ditëlindjen, kaq vjet bëri

Aktori, Sevdai Radogoshi-Qumili, sot feston ditëlindjen e 64-të.

Radogoshi përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar se edhe pse i ka mbushur 64 vjet ai ndihet sikur t’i ketë 20.

”Sot është ditëlindja ime dhe i mbusha 64 vjetë. Po ndihem si me i pas 20. Faleminderit për urimet dhe ju paqa gjithmonë”, ka shkruar Radogoshi.

Radogoshi kohëve të fundit është parë mjaftë aktiv përsa i përket angazhimit të tij profesional. Ai së bashku me djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima nga viti i kaluar i kanë xhiruar projekteve të reja, ku sjellën ”Treshi Përsheshi – Junior”.

Aktori për Rahovci.info.tv pati deklaruar se ideja për krijimin e këtij formati të ”Treshi Përsheshi-Junior”, ishte e Zana Radogoshit.

Sipas aktorit, temat që u trajtuan aty janë nga arkiva e ”Treshi Përsheshi”, pra tekstet e luajtura nga Leci, Qumili dhe Cima, me regji nga Sevdai Rodogoshi./21Media

Lajmet Qumili feston sot ditëlindjen, kaq vjet bëri >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!