Avdyli i Listës Guxo flet për luftën në Ukrainë – gjen pak hapësirë t’iu kapet analistëve kosovarë

Ai ka thënë se ukrainasit janë mobilizuar në mborjtje të vendit të tyre, por ka bërë edhe një deklaratë të çuditshme, shkruan Rahoveci INFO.

“Falë zotit që TV ukrainase s’kanë analistë tanë se do dorëzoheshin që ditën e parë”, ka shkruar ai.

Avdyli më tutje ka bërë edhe disa deklarata të çuditshme dhe është hedhur në ekzegjeza historike.

Ky është postimi i tij:

Kur ua vendosëm stikersat makinave Serbe, e ua ndaluam referendumin Serb, analista shqipfolës, nëpër TV tona, vajtonin, e përgjëroheshin duke bërë thirrje që të dorëzohej qeveria e Kosovës para nja 30 serbëve të dehur me shlivovicë në shatorra. O frikësoheshin deri ne palcë, o ishin në anën e politikës Serbo Ruse. Nuk mund të kuptoheshin ndryshe.
Kur i shoh Ukrainasit si mbrohet vendi ku janë bashkë milionerë, e bujq, deputetë e gazetarë, gra e burra janë mobilizuar me mbrojt vendin, me armë e mollotov ua kam lakmi për shpirtin e tyre luftarak.
Edhe atë guxim e kanë kundër superfuqisë botërore e nukleare, shtetit më të dytë më të fortë në botë.
Falë zotit që TV ukrainase skanë analistë tanë se do dorëzoheshin që ditën e parë .
A thua me të vërtetë se brenda popullit tonë kemi kaq shumë frikacakë, apo ndoshta këta e shesin vendin e tyrë për një asht Ruso Serb.
Që nga koha e Skenderbeut ky vend patë Dezerterë si Hamzai, apo siq deklaronte oficeri nacist ne L2B vetëm në vendet Shqipfolëse gjetëm spiunë pa pagesë.
Unë besoj që fytyra e vërtetë e Kosovarit nuk ishte ajo e analistëve që po marrin hapësirë publike për të ndërruar shpirtin tonë të qendrestarit.
KOSOVA jonë duhet ndaluar disa kinse analiza defetiste e luftën e paepur te disa njerëzve kundër qenjes sonë .
Po të mos ishte ky shpirt qendrestari Kosova do zhdukej qëmoti, prandaj ta ruajmë e kultivojnë këtë shpirt duke injoruar të shiturit e të padijshmit. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!