Deputetja ukrainase shpërndan postimin e Vlora Çitakut: Koha ta njohim pavarësinë e Kosovës

Friz ka përmendur Serbinë si shtet që ka marrë anën e Ukrinës, derisa ka shpërndarë postimin e Çitakut, shkruan Rahoveci INFO.

“Jam e bndur se miqtë dhe partnerët e vërtetë nuk janë ata që ju quajnë vëllezër dhe ata që vijnë natën për të shkatërruar vendin tuaj. Miqtë e vërtetë janë ata që ju mbështesin në momentet më të errëta të historisë”, shkruan Friz.

Ajo ka shtuar se është koha që Ukraina t’i bashkohet partnerëve ndërkombëtarë që kanë njohur Kosovën dhe të merret një vendim për këtë.

“Është koha për të kaluar me miqtë, jo për të luajtur me armiqtë. Lavdi Ukrainës! Faleminderit Kosovës për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.

Ajo në postimin e saj ka thënë se Kosova ka vuajtur nga gjenocidi serb në vitet e 90-ta dhe tani kosovarët po e përkrahin Ukrainën. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!