Fotografi brenda takimit Rusi – Ukrainë në Bjellorusi

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës pas zhvillimeve të luftimeve për katër ditë me radhë kanë filluar të mbahen sot në shtetin e Rusisë.

Në fillim takimi ishte i hapur edhe për mediat, por të dyja palët deshën që ai më pas të mbyllet.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, shihet se në tavolinën e bisedimeve janë të ulur ministrin i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe delegatët tjerë që përgatiten për bisedime me Vladimir Medinsky, ndihmësin presidencial të Rusisë dhe kreun e delegacionit.

Synimi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse nga Ukraina.

Kremlini ka refuzuar të komentojë për qëllimet e Moskës në negociata. Nuk është e qartë nëse mund të arrihet ndonjë përparim nga ky takim, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Fotografi brenda takimit Rusi – Ukrainë në Bjellorusi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!