Haxhiu: Njëri nga serbët e arrestuar në Prishtinë komunikonte me Rusinë

Haxhiu thotë se edhe përkundër se prokuroria ka pasur informacione lidhur me rastin, të tre personat janë liruar, e për çka tha se ky vendim i prokurorisë është i çuditshëm dhe se veprime të tilla janë injorim i ndonjë rreziku të mundshëm ndaj cenimit të sovranitetit.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se të paktën njëri nga personat e shoqëruar në polici ka komunikime të shumta me persona nga federatës ruse, individë të strukturave të inteligjencës serbe prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë bashkë me strukturat e të përgatisin ndonjë aktivitet që sot të cenonte sigurinë dhe do të shtonte tensionet në Republikën e Kosovës. Përkundër këtyre informacioneve prokuroria fatkeqësisht ka liruar në procedurë të rregullt personat e dyshuar, me duhet të them se ky vendim i prokurorisë është u çuditshëm, është i befasishëm edhe për ne si Qeveri por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe këto veprime janë injorim i ndonjë rreziku të mundshëm ndaj cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Fakti që personat në fjalë nuk janë mbajtura as 48 orë në stacion policorë, tregon mospërfilljen ndaj cenimeve të mundshme të sovranitetit dhe integritetit territorial,” tha ajo

Ndër të tjerash ajo thotë se kërkojnë nga institucionet e vendit që të jenë më bashkëpunues në këtë drejtim

“Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që sidomos gjatë këtyre rrethanave të krijuara por jo vetëm, por pas situatave të krijuara pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe rreshtimit të Serbisë ndaj Rusisë të kenë bashkëpunim të fuqishëm jo injorim të rreziqeve të mundshme[…]Pra vetëm kështu duke bashkëpunuar i mbrojmë qytetarët e Kosovës por edhe vet republikës së Kosovës këto reformat e fundit dëshmojnë reformat që kemi nisur si ministri e drejtësisë janë të domosdoshme janë të nevojshme , janë më ët nevojshme se kurrë dhe për të cilat do të punojmë pa ndalë”, tha ai.

Kurse , zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, deklaroi se Qeveria është e shqetësuar me zhvillimet në konfliktin në Ukrainë, derisa sipas tij, invazioni i synuar rus i tregon ambiciet e shteteve që s’kanë demokraci të konsoliduar.

“Qeveria e Kosovës është tej mase e shqetësuar lidhur me konfliktin e Ukrainës. Invazioni rus tregon prerazi se ku çojnë ambiciet e shteteve pa demokraci të konsoliduar për të orientuar apo kontrolluar preferencat politike të fqinjëve të tyre, ashtu siç tregon gatishmërinë për keqpërdorim flagrant të historisë dhe politikës agresive. Po ashtu ky konflikt na tregon se sa i rëndësishëm është krijimi i frontit të përbashkët në mes të demokracive për të pamundësuar që iniciativat e tilla ushtarake të finalizohen me sukses. Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera dhe të cilave i është bashkuar menjëherë edhe Qeveria e republikës së Kosovës, besojmë se do të dobësojmë fuqishëm Qeverinë e Moskës dhe ndikojnë për tërheqjen e tyre nga planet për Ukrainën. Në të njëjtë kohë ne përcjellim me brengë faktin që jo të gjithë në Evropë dhe pa ekuivokë i janë bashkangjitur vlerave perëndimore në dënim të agresionit rus. Kjo vlen si për Bjellorusin ashtu dhe për fqinjin tonë Serbinë, e sidomos është shqetësues qëndrimi i Serbisë shtet ky me potencial të vazhdueshëm destabilizues në rajonin e Ballkanit perëndimor”, tha ai.

Mbrëmjen e së shtunës KosovaPress raportoi ekskluzivisht për arrestimin e tre shtetasve serb, D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.

Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Serbët e arrestuar në këmbim të shtetësisë serbe, disa kosovarëve u kanë marrë të holla.

Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari kosovar që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!