Pas disa zhvillimeve në siguri, Xhelal Sveçla tani në Izrael

Gjatë këtij takimi Sveçla ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë publike, kryesisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për mundësitë e mbështetjes në forcimin e kontrollit kufitar, ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave të policisë izraelite, përfshirë edhe përvojat në inteligjencën policore.

Sveçla ka shkruar në Facebook se po ashtu kanë diskutuan edhe për nevojat dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

“Padyshim, ministri Omar Bar Lev shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetje për të gjitha çështjet që diskutuam e veçanërisht për Policinë e Kosovës.Vizita ime si ministër i Punëve të Brendshme në Izrael u vlerësua lartë si vizita e parë nga autoritetet institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë dhe nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, ka shkruar ai./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!