Ukraina një shkollë shumë e rëndësishme politike për politikanët

Ukraina një shkollë shumë e rëndësishme politike për politikanët
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

Njeriu lind i paditur apo tabulla rasa thënë më çartë ai është si letër e bardhë. Ky me kalimin e kohës kur rritet pak nga pjesëtarët më të moshuar dhe më me përvojë të familjes së tij merr mësime për veten, jetën, rrethin, rrethanat dhe shoqërinë ku jeton.

I njëjti më vonë mëson edhe shumë gjëra më të rëndësishme dhe më të dobishme në mesin e tyre ai mëson se ka komb dhe ka shtet pjesë e të cilëve është edhe vetë ky si qytetar. Apo me arritjen e pjekurisë i njëjti bëhet edhe më i vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e shtetit dhe kombit në jetën e tij si dhe se si duhet të sillet dhe se si duhet ti trajtojë i njëjti të dyja këto. Apo dhe se si duhet ti dojë, si ti respekton, si ti përparon dhe se si zhvillon ai kombin dhe shtetin e tij. Ka raste kur disa qytetarë p.sh. fillojnë të mos i duan shtetin dhe kombin. Këto gjëra kohëve të fundit më së shpeshti po i bëjnë disa politikan të caktuar anembanë botës . Në mesin e tyre nuk janë mangu edhe disa shqiptarë të cilët merren me politikë. Këtë nuk po e them kokë më vete apo me ndonjë tendencë sepse me kombin tim nuk dua të jem asnjëherë i keq dhe tendencioz por me të gjithmonë dua të jem i realët dhe i sinqertë. Pra ka kohë që një numër i konsiderueshëm i politikanëve shqiptar në RMV, në RKS, në RSH dhe në vise të tjera ku jetojnë shqiptar në rajonin e Ballkanit të cilët nuk e duan sa duhet dhe si duhet shtetin dhe kombin e tyre. Kjo është praktikë e instaluar nga disa prej tyre e jo ndonjë e metë kombëtare nga e cila vuajmë ne si shqiptarë Pra kjo flet se disa politikan shqiptar nuk kanë njohuri se çka është kombi dhe shteti dhe se si duhet të sillen këta me këto të dyja. Prandaj duhet marrë mësimet e duhura se si duhet tu qasen këta individ këtyre dy fenomeneve apo më konkretisht dy faktorëve shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm shoqëror për ta dhe për kombin në përgjithësi. Më tej për shqiptarët p.sh. kudo që jetojnë shteti apo shtetet sepse janë bërë më shumë se një shtet shqiptar por edhe kombi duhet të trajtohen me kujdesin më të madh, me respektin si dhe me dashurinë më të veçantë. Nëse individ të caktuar nuk e kanë të çartë dhe nuk i dinë këto gjëra atëherë këta duhet t’i mësojnë të njëjtat.

Një shembull shumë i mirë dhe një përvojë shumë interesante se si duhet të duhen shteti dhe kombi këtyre ditëve janë qytetarët e Ukrainës. Ky shtet të cilit i është rrezikuar sovraniteti e integriteti territorial si dhe siguria në përmasa shumë të gjëra nga veprimet e pakuptimta dhe absurde të shtetit fqinj te tij të Rusisë, pra ky shtet mund të jetë një model shumë interesant për të gjithë politikanët e botës. Krejt këta nga Ukraina mund të mësojnë shumë për patriotizëm apo për shprehje të dashurisë dhe respektit ndaj shteteve dhe kombeve të tyre. Pra Ukraina edhe pse e sulmuar dhe e rrezikuar ushtarakisht nga Rusia në përmasa të përgjithshme mund të jetë një shkollë interesante dhe shumë e rëndësishme politike edhe për politikanët shqiptarë. Këta prej ukrainasve mund të mësojnë shumë gjëra interesante dhe shumë të rëndësishme në mesin e tyre siç thashë më herët janë dy më primaret.

1. Se si duhet të duhet e te respektohet kombi dhe 2.Se si duhet të kultivohet dashuria dhe respekti ndaj shtetit. Apo më konkretisht se si duhet të duhen këto të dyja jo vetëm me fjalë të kota, veprime të cilat i bëjnë shumë shpesh politikanët shqiptarë. Por këta duhet të përkujtohen se shtetin dhe kombin duhet ta duan me pune dhe me vepra konkrete. Pra më konkretisht këta duhet të marrin mësime dhe përvoja se si duhet ti duan dhe respektojnë kombin dhe shtetin me angazhim, e me veprime reale. Politikanët shqiptar që moti kanë harruar ta duan kombin dhe dy shtetet shqiptare R e Shqipërisë dhe R e Kosovës sepse këta si duket e duan vetëm se vetveten dhe pushtetin që e gëzojnë duke harruar se të gjitha gjërat shumë të bukura që i gëzojnë këta në shtet këtyre ua mundësojnë qytetarët shqiptarë . Pse ndodh që politikanët shqiptar të mos e duan kombin dhe shtetet shqiptare?. Këto gjëra ndodhin për faktin se kombi ynë çuditërisht është i sinqertë i urtë dhe i butë me politikanët prandaj ka kohë që ky e duron nënçmimin dhe lojërat e ndryshme të ulëta, të ndyra dhe të pasinqerta politike të cilat i bëjnë shumica e politikanëve. Ky kombi ynë si duket duron shumë gjëra të liga, të këqija dhe negative fenomene të cilat nuk do ti duronin dhe nuk i durojnë dot kombet e tjera të botës. Kështu po të ishte në vend të kombit shqiptar ndonjë komb tjetër p.sh. kombi ukrainas ai kurrë nuk do ti duronte as nënçmimin e as lojërat edhe më të vogla negative që do të tentonin t’ia bënin politikanët e Ukrainës kombit të tyre. Nuk e di a ju kujtohet një video incizim që para disa vitesh ishte bërë aktual dhe shumë i shikuar në rrjetet sociale. Në të shihet një turmë njerëzish që protestonin në një qytet më duket të një shteti të Evropës lindore. Përmes atij incizimi paraqitej një protestë ku një turmë qytetarësh të revoltuar nga qëndrimi joserioz i një politikani lokal ndaj tyre këta ndaj tij reagojnë shume ashpër. Qasti më interesant dhe me domethënës në videon e prezantuar është ai kur në një moment protestuesit e hedhin në një kosh të madh plehrash politikanin lokal sepse sipas fjalëve të tyre i njëjti nuk i kishte plotësuar premtimet qe ua kishte dhënë ai atyre gjatë periudhës parazgjedhore. Të mos keqkuptohemi unë si shqiptar banor I Shkupit kryeqytetit të RMV-së shtetit ku politikanët shqiptar janë më joseriozët dhe më jo mirënjohësit ndaj qytetarëve shqiptar unë pra edhe përkundër këtij fakti të hidhur nuk po propagandoj se ne duhet të sillemi me këso lloj arrogance dhe dhune ndaj politikanëve tanë ngjashëm siç janë sjellë paradokohshme në atë video incizimin qytetarët Europjano-lindor. Por këtyre tanëve duhet bërë me dije se një qasje e tille e pa drejte dhe tepër joserioze e tyre ndaj kombit dhe shteteve tona nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet më nga ana e jonë si qytetarë. Dhe nëse ne veprojmë kështu ndaj tyre atëherë të njëjtët duhet ti ndryshojnë qasjet dhe qëndrimet ndaj nesh. Unë gjithashtu ndaj politikanëve shqiptar nuk propagandoj që të zbatohet dhunë edhe për një fakt tjetër kjo për faktin se shumicën e tyre ne i njohim edhe personalisht unë vetë p.sh. me shumicën e tyre e kamë një komunikim normal. Por me këta ne përmes shprehjes së pakënaqësive duhet ti përkujtojmë se ka ardhur koha për ndryshime se këta si politikanë duhet të promovojnë qasje, qëndrime apo dhe filozofi të re veprimi në politikë.

Lajmet Ukraina një shkollë shumë e rëndësishme politike për politikanët >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!