Fondi për Siguri, Labi dhuron 5 mijë euro

Donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore tashmë kanë filluar. Deputetë, politikan, e artistë kanë njoftuar se do japin kontribut në këtë fond.

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do të ndajë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë

“Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojë 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve”, ka njoftuar Labi në rrjetet sociale.

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë, ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore./21Media

Lajmet Fondi për Siguri, Labi dhuron 5 mijë euro >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!