Turqia i cilëson të paarsyeshme kërkesat ruse ndaj Ukrainës: S’ndihmojnë për armëpushim

Zëdhënësi presidencial turk, Ibrahim Kalin, në një bisedë me CNN këtë të martë kërkesat e Rusisë i ka cilësuar si të paarsyeshme ndaj Ukrainës, dhe sipas tij, nuk do të ndihmojnë në bisedimet për armëpushim.

“Propozimet ruse që dolën në negociatat e armëpushimit janë mjaft maksimaliste dhe jo të arsyeshme”, tha Kalin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kalin vuri në dukje se Turqia mbetet optimiste për rundin e ardhshëm të bisedimeve ku tha se do të zhvillohet gjatë dy ditëve të ardhshme, por shprehu shqetësim për vazhdimin e konfliktit, i cili, sipas tij, mund të ketë pasoja për vitet në vijim.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa të dy palët po përgatiten për rundin e dytë të bisedimeve në mënyrë që të arrihet ndonjë armëpushim i mundshëm.

Lajmet Turqia i cilëson të paarsyeshme kërkesat ruse ndaj Ukrainës: S’ndihmojnë për armëpushim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!