Mozzik: Jo vetëm para, por edhe jetën jap për Kosovën

 

Krijimi i Fondit të Sigurisë së Kosovës, u prit mirë nga qytetarët e nga figurat publike. Disa prej tyre filluan të dhurojnë para për këtë fond.

Reperi,Gramos Aliu -Mozzik ka deklaruar se përveç parave të cilat nuk ka dashur t’i bëjë publike se sa ka dhënë, është në dispozicion ta jap edhe jetën për Kosovën.

“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi
Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #TamanZoti i bekoftë mergimtarët !!!! Zoti bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Mozzik.

Në anën tjetër Tayna ka thënë se fitmin në koncertin që do ta mbajë në Luzanë me 5 mars do ta dhurojë për Fondin e Sigurisë. E këngëtari Labinot Tahiri ka dhuruar 5 mijë euro./21Media

Lajmet Mozzik: Jo vetëm para, por edhe jetën jap për Kosovën >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!