Sa armë bërthamore ka Rusia?

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vënë në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore të Rusisë, duke ngritur shqetësime në mbarë botën teksa po vazhdon luftën në Ukrainë.

Por analistët sugjerojnë se veprimet e tij ndoshta duhet të interpretohen si një paralajmërim për vendet e tjera që të mos përshkallëzojnë përfshirjen e tyre në Ukrainë, në vend që të sinjalizojnë ndonjë dëshirë për të përdorur armë bërthamore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet dhe shumë vende i shohin ato si një pengesë që vazhdon të garantojë sigurinë e tyre kombëtare.

Sa armë bërthamore ka Rusia?

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 koka bërthamore – pajisje këto që shkaktojnë një shpërthim bërthamor – megjithëse kjo përfshin rreth 1,500 sosh që do të çmontohen.

Nga rreth 4500 e mbetura, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike – raketa balistike ose raketa, të cilat mund të synohen në distanca të gjata. Këto janë armët që zakonisht lidhen me luftën bërthamore.

Pjesa tjetër janë armë bërthamore më të vogla dhe më pak shkatërruese për përdorim me rreze të shkurtër veprimi në fushat e betejës ose në det.

Por kjo nuk do të thotë se Rusia ka mijëra armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi gati.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 1,500 koka luftarake ruse janë aktualisht “të dislokuara”, që do të thotë të vendosura në bazat e raketave dhe bombarduesve ose në nëndetëse në det.

Lajmet Sa armë bërthamore ka Rusia? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!