Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia arreston dy persona

Sipas hetimeve fillestare dhe provave të siguruara, dy të arrestuarit dyshohen se në Kqiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tyre ishin larguar.

“Mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar të cilët ndodheshin në lëvizje me veturën e tyre. Gjatë kontrollit brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit pistoleta, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës’’, thuhet në komunikatë.

 

Lajmet Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia arreston dy persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!