Ish-presidenti i Ukrainës: Mos i besoni Putinit

Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk është njeri që e mban fjalën.

Ai tha se ka negociuar personalisht për pesë vite me Putinin.

Poroshenko i porositi bashkësinë ndërkombëtare që mos t’i besojë Putinit.

“Ju lutem mos i besoni Putinit! Ai nuk e mban kurrë fjalën. Unë personalisht kam negociuar me të për pesë vjet”.

” Pika e dytë mos iu frikësoni Putinit. Mësoni nga ne Ukrainasit. Ne do të qëndrojmë me armë në duar dhe nuk do ta lejojmë Putinin që të shkojë larg. Sepse ai shkon larg nëse ne e lejojmë këtë”.

Ish-kreu i shtetit ukrainas ditë më parë kishte deklaruar se edhe vet do ta jepte jetën nëse do të ishte nevoja për vendin e tij.

Lajmet Ish-presidenti i Ukrainës: Mos i besoni Putinit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!