Juridiksioni i Speciales përfundon në Dhomat e Kushtetueses në Hagë, këta janë gjyqtarët e caktuar

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, e Kadri Veseli kanë dërguar ankesë në Kushtetuese të Speciales për çështjen e Juridiksionit të Dhomave të Specializuara, shkruan Rahoveci INFO.

Ankesat e tre të lartëpërmendurve ishin hedhur poshtë nga gjyqtari paraprak, teksa të njëjtat sërish ishin refuzuar nga Paneli i Apelit më 23 dhjetor.

Në fund të shkurtit kjo çështje është dërguar në Kushtetuesen e Speciales.

Me këtë rast, për t’u marrë me këtë çështje është caktuar një panel i Kushtetueses në Speciale.

Paneli përbëhet nga gjyqtarët: Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Romina Incutti. /Rahoveci INFO/

Lajmet Juridiksioni i Speciales përfundon në Dhomat e Kushtetueses në Hagë, këta janë gjyqtarët e caktuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!