Kurti me një deklarim të çuditshëm: Të jemi të kujdesshëm, teksa nuk frikësohemi

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se është tejet e vlefshme që qëndrimet e të dy shteteve të forcohen me bashkëpunim të ndërsjellë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm, teksa nuk frikësohemi”.
Nga ana tjetër, Xhaferi tha se beson që këto zhvillime kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e Bashkimit Europian dhe NATO-s për të përshpejtuar procedurat e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë në këto procese.
Gjatë takimit u ngrit shqetësimi për militarizimin e Serbisë dhe kërcënimin që paraqet kjo për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Kurti theksoi se këtë situatë e rëndon mohimi i njohjes së Kosovës nga Serbia, mohimi i krimeve të kryera nga Serbia në luftën e viteve 1998-1999, si dhe refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Këtë pranverë në mbarë Kosovën përkujtohen përvjetorët e masakrave të kryera nga Serbia mbi popullatën civile”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu, në takim u bisedua për progresin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 16 shtator 2021 në Shkup.
Kurti dhe Xhaferi biseduaa edhe për rrugën Prizren-Tetovë dhe përshpejtimin e punimeve për të mundësuar ndërlidhjen infrastrukturore dhe për të lehtësuar komunikimin mes dy vendeve
Kryeministri kosovar shprehu vullnetin e Qeverisë e Kosovës për të rritur koordinimin ndërinstitucional dhe për të thelluar më tej raportet ndërshtetërore miqësore. Ndërkaq, Xhaferi shprehu mbështetjen e pa rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për synimet e Republikës së Kosovës, dhe për të gjitha nismat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ai tha se pikëpamjet dhe pikësynimet e të dy vendeve janë të përbashkëta.
Lajmet Kurti me një deklarim të çuditshëm: Të jemi të kujdesshëm, teksa nuk frikësohemi >> Rahoveci INFO.