Mehaj i kundërpërgjigjet Vulinit: Deklaratë kërcënuese, Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në NATO

Lidhur me këtë Mehaj ka thënë se deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i Vulin, pas kërkesës së Kosovës për anëtarësim në NATO, është alarm shumë serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe gjithë vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.

“Kërkesa jonë legjitime dhe shumë e arsyeshme për anëtarësim me proces të përshpejtuar në NATO, e bënë edhe njëherë plotësisht të qartë, qëndrimin e vërtetë dhe pretendimet e Serbisë mbi Kosovën. Gjithçka është e qartë. Analogji absolute në mes pretendimeve absurde të Putinit për gjoja arsyen e agresionit mbi Ukrainën me pretendimet absurde të Vulinit për agresionin e mundshëm të Serbisë mbi Kosovën”, shkroi Mehaj në Facebook.

Ai tha se ky është edhe një konfirmim i fuqishëm i arsyes, se pse duhet sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO, pasi, sipas tij, zgjatimi i Rusisë dhe Putinit mezi pret të realizoja skenarin e ngjashëm mbi vendin tonë.

“Qytetarët dhe miqtë e Kosovës pa dallim të të gjitha komuniteteve, të mos bien pre e kësaj gjuhe provokuese, kërcënuese dhe shantazhuese, sepse Republika e Kosovës është e sigurtë, ka të qartë dhe të vendosur orientimin e saj euroatlantik, si dhe ka trasuar shumë fortë rrugën drejtë dyerve të hapura të NATO-s dhe BE-së”, tha Mehaj.

Gjithashtu ai ftoi autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë këtë qëndrim destruktiv të radhës së Vulinit, që thotë se nënkuptohet edhe qëndrim zyrtar i qeverisë serbe.

Lajmet Mehaj i kundërpërgjigjet Vulinit: Deklaratë kërcënuese, Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në NATO >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!