Një 27-vjeçar gjendet i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Gjurkaj tha se punëtori i hotelit i ka treguar Policisë së 27-vjeçari ishte pranuar mbrëmë pas mesnatës.

“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person te varur ne terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar ne atë lokacion dhe ka takuar punëtorin ne hotelin “Luxus” dhe i njejti ka informuar se kete person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka verejtur kete person te varur ne terasen e hotelit. Ne vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bere konstatimin e vdekjes se personit te moshes 1995.

Ne lidhje me rastin eshte informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes. Pas procedimit te vendit te ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar ne IML për autopsi. Viktima ne fjale është shqiptar nga Kosova me shtetësi Amerikane. Hetimet ne vijimësi”, tha Gjurkaj.

 

 

Lajmet Një 27-vjeçar gjendet i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!